Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka reaguar ndaj Vulin duke thënë se sa për të dhe shefat e tij asnjë kishë serbe nuk do të mbetej në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë bërë spastrim etnik dhe janë njerëz të fjalës.
Postimi i plotë:
Vulin, sa për ty dhe për shefat tu historik, asnjë kishë serbe nuk kish me mbetë në Kosovë.
Shqiptarët që ti i quan “terroristë” i kanë ruajtur e kultivuar që 500 vjet, dhe atë jo për hatrin tënd por se kështu jemi ne shqiptarët.
Ne jemi shqiptarë, edhe myslimanë edhe katolik edhe ortodoks, dhe e duam njëri tjetrin.
Ju e keni prishur veten tuaj duke e vendosur fenë para kombit. Kështu mendojnë shqiptarët.
Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik, kemi dhënë prova se jemi njerëz të fjalës dhe këtu pajtohem me të gjithë, por ndjekja nga kriminelët në Beograd do ta marr përgjigjen e njëjtë çdo herë.
DH
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...
Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së ...
Provimi i maturës me korniza të reja
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...