Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën do të ishte lajm shumë i mirë, por këtë ia lëmë së ardhmes.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimisht ka pohuar se në fazën finale të dialogut Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën, ndërsa i pyetur për këtë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ja lëmë të ardhmes dhe se do të ishte një lajm shumë i mirë bashkimi i Luginës me Kosovën.
Haradinaj ka thënë se në takimin e sotëm me krerët e institucioneve të Kosovës kanë rënë dakord që nuk do të diskutohet për territorin e Kosovës, pasi sipas tij kufijtë e shtetit nuk do të preken.
“Sot është konfirmuar që nga pala kosovare nuk do të pranohet të negociohet për kufijtë. E kemi thënë edhe ne, por e tha edhe Presidenti Thaçi që nuk do të ketë negocim për territorin, kjo është me rëndësi”, ka thënë Haradinaj për T7.
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...