Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët në Kosovë janë lodhur me qeverinë aktuale.
“Njerëzit janë të lodhur me këtë qeveri që krijon situata tragjike dhe detyron mijëra njerëz të lëshojnë vendin”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për “Tribune de Geneve”.
Duke folur për situatën e krijuar aktuale, nëse kjo mund të eskalojë sikurse revolta në vitin 2004, Haradinaj është përgjigjur: “Ky rrezik ekziston, prandaj opozita duhet ta luajë rolin e vet dhe të marr përgjegjësitë si kërkesa për zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Haradinaj. “Zyrtarët e zgjedhur duhet të jenë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës. Por, Qeveria e sotshme as nuk është as e përgjegjshme as nuk është duke punuar”.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot