Haradinaj – prokurorit: Kishit mundësi ta kapni personin që sillte dokumentet, s’keni dashtë

12:04 | 13 Janar 2022

Këtë të enjte ka vazhduar seanca ndaj ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.

Haradinaj u pyet nëse ka qenë në dijeni se dokumentet të cilat ishin sjell në zyret e OVL-UÇK, e pastaj që ishin bërë publike nga zyrtarët e kësaj organizate, ishin sekrete.

Ai i është drejtuar prokurorit të Speciales duke i thënë se nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar në Kosovë do të kishte dëshirë të kapte personat që sillnin dokumentet e Speciales në zyret e OVL-UÇK, e kanë patur atë mundësi.

“Ju nëse kishit deshtë, keni mujt me i kap personat që i sillnin dokumentet tek ne. Veç dy persona me i pasë lënë aty tek zyret, e kishit kap personin e dyshuar, po s’keni dashtë. Ndoshta sepse do të ishit befasuar edhe ju, nuk e di, por sa na keni përcjell neve keni patur mundësi të përcjellni personat e dyshuar për sjelljen e dokumenteve”, tha Haradinaj./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara