Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradiaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë vizituar punimet në daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në Doganaj të Kaçanikut, ku po ngritët ura më e madhe në rajonin tonë dhe nga afër u njoftova me intensitetin dhe cilësinë e ndërtimit të saj.
Përmes një postimi ne facebook, Haradinaj ka thënë se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për integrim rajonal.
Postimi i plotë:
Mëngjesin e sotëm, bashkë me ministrin Lekaj dhe drejtorin e projektit Riyadh Alkawzayi, vizitova punimet në daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në Doganaj të Kaçanikut, ku po ngritet ura më e madhe në rajonin tonë dhe nga afër u njoftova me intensitetin dhe cilësinë e ndërtimit të saj.
Falënderova mijëra punëtorë e kontraktorë vendorë, si dhe stafin profesional të “Bechtel-Enka” për angazhimin e tyre të pashoq, duke i inkurajuar që ta ruajnë dinamikën për përfundimin e këtij projekti dëri në fundvit.
Projekti i autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe sidomos ura impresive, është edhe një vepër madhore, si dëshmi e përkushtimit tonë për integrimin rajonal, që i hapë rrugë realizimit të aspiratave të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar familjes europiane./arbresh.info/

Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...