Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj vizite, ai është pritur në Pentagon, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë.
Deputeti Besnik Tahiri, i cili po e shoqëron Haradinajn, ka ndarë pamje të pritjes së tij në Pentagon përmes një postimi në Facebook.
Tahiri ka theksuar se Haradinaj “nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot ai po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO.”
Pas vizitës në Pentagon, Haradinaj pritet të zhvillojë takime të tjera në Departamentin e Shtetit, si pjesë e përpjekjeve të tij për të avancuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në NATO./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar