Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Danatchev.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik.
Postimi i plotë:
Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në procesin e integrimit në BE. Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, i shpreha konsideratat e mia për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe për lojën e sotme në futboll në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast iu dëshiruam fat të dy kombëtareve.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim