Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot gjatë debatit parlamentar për dialogun se presidentin Hashim Thaçi, Kosova e ka dhuratë nga LDK-ja.
Haradinaj ka thënë se ishte LDK-ja ajo e cila ka qëndruar në sallë duke krijuar numrin prej 80 votash që duheshin për tu zgjedhur Thaçi president, raporton arbresh.info.
“Vetë e keni zgjedhur Thaçin , keni qëndruar në sallë 80 veta në mënyrë që ta zgjidhni. Edhe po shkuam në zgjedhje, presidentin e keni aty. Unë kam bërë koalicion me PDK-në por jo për ta bërë Hashim Thaçin president e as Kadri Veselin kryeparlamentar. Presidentin Thaçi e kemi dhuratë prej LDK-së. Unë kam bërë koalicion me PDK-në, kam marrëdhënie korrekte me ta dhe i respektoj”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga LDK-ja që të mos të marrë përgjegjësitë e të mos futet siç ka thënë në bira të miut./Arbresh.info
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më
Trajneri i Villarrealit me fjalë të mëdha për Muriqin: Mbroj...
Mbi 36 mijë kërkesa për regjistrim të votueseve në diasporë,...
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...