Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim me të rinjtë në kuadër të AAK-së, i ka këshilluar ata që të mos presin punë të gatshme, por ‘të krijojnë vetë’.
Shefi i ekzekutivit thotë se e di rehatinë që dëshirojnë ta krijojnë njerëzit që synojnë punë në institucione.
“Edhe pse ju rë rinjtë nuk jeni rritur në komunizëm, por ekziston një varshmëri ndaj atyre që vendosin për ne. Kjo vërehet të dëshira për të marrë një punë të shtetit. Kur e merr një rrogë në shtet, rahatohesh. Ose me pasë një punë” , ka thënë Haradinaj në takim, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa ai i kërkon të rinjve që të jenë vetë krijues të së ardhmes së tyre edhe të mos presin nga shteti e të tjerët.
“Është krijim. Nëse dikush të jep diçka të gatshme, të kthen në dembel. Mos e merrni të gatshme, provoni të krijoni vetë”, është shprehur Haradinaj.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj