Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë kontributin e Adem Demaçit për liri dhe pavarësi.
Ai këtë e ka bërë në fjalën e tij gjatë ceremonisë përkujtimore që po mbahet në sheshin “Skënderbeu”.
Haradinaj ka thënë se Adem Demaçi nuk e deshi lirinë e pjesëme por luftojë për të plotën, duke shtuar se tashmë ai mund të prehet i qetë, sepse Kosova po iu bashkohet popujve të lirë.
“Baca Adem patriot, si të tjerët po i veçantë në veprën e tij. Kur të tjerët u ndanë ti vazhdove, kur të tjerët u gëzuan lirisë së pjesshme, ty të mundonte robëria e djeshme. Nuk ka si ti Adem, kaq shumë sa dhe ti nga e drejta jote për jetë dhe për liri. Ti dhe nga liria jote për lirinë tonë më së shumti, nga gjithë ne për së gjalli.
Më në fund baca Adem populli ynë po ju bashkohet popujve të tjerë, Prehu në paqe, Heroi ynë!” është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...