Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot gjenocidin që ndodhi 26 vite më parë në Srebrenicë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj është shprehur se populli i Kosovës i kupton më së miri përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak meqë ishte po ashtu viktimë e një terrori shtetëror./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit.
Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.
Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta!
RH”
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...