Kryeministri Ramush Haradinaj thotë që e dinë se vendimi për vizat do të jetë pozitiv, dhe thotë se janë duke punuar në këtë drejtim.
“Është mirë që të bëjmë një dallim për çdo natyrë të dalurave nga Këshilli i Ministrave. Këto që kanë dalë sot janë disa konkluzione të Këshillit për temat të ndryshme, nuk janë vendime, por vetëm konkluzione”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.
“Gjendja është korrekte ashtu siç kemi pritur. Aktualisht thuhet se propozimi është në konsideratë nga Këshilli. Për me u marrë vendimi duhet me hy në agjendë”.
“Jemi në proces, në atë proces që e kemi pritur. Nuk po themi se është kryer, kemi akoma puna. Në konkluzione kemi hyrë, duhet të hyjmë edhe në agjendë. Ne e dimë se vendimi do të jetë pozitiv dhe po punojmë për këtë”.
“Nuk ka qenë lehtë me hy në këto konkluzione. Ka qenë bukur punë, dhe ka ndihmuar sidomos Berlini – unë e shoh këtë si hap pozitiv”./Arbresh.info/
Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, flasin për thelli...
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...