Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përmbyllur vizitën njëditore në Shqipëri, të parën zyrtare jashtë vendit, me takimin që ka zhvilluar me Princin Leka.
Në këtë takim kryeministri Haradinaj ka qenë i përcjellur edhe nga bashkëshortja e tij, Anita.
“Jemi krenar që kemi kryeministër qe po shërben me dinjitet për Kosovën dhe po punon për çështjen kombëtare. Jam dhe do të mbetem në shërbimin e Kosovës”, tha pas takimit princi Leka, raporton gazetari i lajmi.net nga Tirana.
Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj ka thënë se është në traditë vizita të Princi Leka, duke shtuar se si komb, Mbretëria na bën nder.
“Do të mbetemi gjithmonë bashkë. Shqiptarët janë shqiptar kudo që ndodhen, rruga e të qenurit bashkë si sot na afron më shumë rreth bashkimit kombëtar”, ka thënë Haradinaj.
Gjatë ditës, kryeministri Haradinaj ka takuar kryeministrin Rama, presidentin Meta, kryeparlamentarin Ruçi, kryeopozitarin Basha dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Rikthim në lojë i Bashkimit apo Trepça shpallet kampione ...
Të premten varroset Donikë Cocaj, e cila humbi jetën në Manh...
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...