Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllanë e tij, Luani, i cili ra heroikisht para 28 vjetësh.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se më 6 muaj u lind Nana Rukë, dhe se në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë.
Ai ka theksuar se ky moment ka një rëndësi të veçantë për të, pasi është një ditë që i rikthen kujtimet e dhimbshme dhe nderimin për sakrificat e të rënëve.
“Gjeneralmajor Luan Haradinaj, brezi i ri i luftëtarëve, ishte ndër të parët në organizimet çlirimtare, duke vënë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën, të frymëzuar nga sakrifica e Luanit e trimave të tjerë, u bashkuan mijëra luftëtarë që vazhduan rrugëtimin deri në ditën e fitores. Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi të shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...