Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25 vjetorin e saj masakrën e ndodhur mbi popullsinë shqiptare në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova si shoqëri dhe si shtet, nuk do të pushojë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, dhe për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijët, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...