Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët e Betejës së Loxhës të Pejës në 27 vjetorin.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se sot kujtojmë përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirimin, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Më 6 korrik 1998, në Loxhë të Pejës, u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra kundër forcave armike. Ishte një ndër përballjet më të fuqishme të luftës sonë, ku djemtë e Loxhës dhe të fshatrave përreth, deri në vetëflijim, mbrojtën tokën dhe nderin e këtij vendi.
Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, nderojmë kontributin e Loxhës në kohën më të lavdishme të historisë sonë të re, ndërsa përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj.
Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellë armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra edhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj.
Nderim i përjetshëm për të gjithë luftëtarët e lirisë!/Arbresh.info
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...