Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot krerët e ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pas vizitës që patën në Bruksel, ku u takuan me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ishte takim informues për rrjedhën e vizitës në Bruksel.
“Takim informues nga bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për rrjedhën e vizitës në Bruksel. Delegacionin Shtetëror i përgëzova për paraqitjen e shkëlqyer të qëndrimeve të Kosovës përballë zyrtarëve të BE-së për dialogun me Serbinë”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj ka thënë se “Arritja e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse me shtetin fqinj, që do të thotë njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, i siguron Kosovës ulësen në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, teksa ka shtuar se “Kosova, e përkushtuar për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet, është e vendosur për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë”.
Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...