Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është përgjigjur direkt në pyetjet e gazetarëve, kur u pyet në lidhje me deklaratat e Thaçit pas arrestimit të Gjuriqit.
Thaçi kishte thënë se Marko Gjuriq kishte qëndruar në Kosovë me Milan Radojçiqin, për të cilin Haradinaj e ka pranuar se ka zhvilluar disa takime.
Kryeministri ka thënë në televizionin T7, se Thaçit do t’i përgjigjet vetëm kur ai t’ia përmend Haradinajt emrin.
Haradinaj ka pranuar se rri me Radojçiqin – i konsideruar si shef i nëntokës në veri të vendit – ndërsa ka theksuar se Thaçi, në anën tjetër, rri me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
I pyetur nëse Thaçi ka gisht në zhvillimet e fundit në vend, Haradinaj është përgjigjur: “Nuk e di për besë”.
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...