Lidhur me gjendjen e rëndë ekonomike në vend, ndërsa inflacioni po ritet, e qeveria mban qëndrim në mosmiratimin e Ligjit të Pagave, lideri i partisë opozitare, AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke e cilësuar si qeveri që dëmton të gjithë sektorët në vend.
“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.
Lideri i AAK-së, vuri theksin te sektori i Policisë së Kosovës, si një nga sektorët më të ndieshëm në sigurinë e vendit.
Sipas tij, ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit, duke shtruar pyetjen se përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...