Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.
Ai tha se marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike.
Haradinaj shtoi se vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar u morën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët.
“Nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.Në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova nuk ishte e vetmuar, ajo kishte miqësi të ndërtuara mbi besim, koordinim dhe respekt reciprok. E qysh me ia kthy shpinën aleatëve tanë?” – ka shkruar ai.
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...