Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e vënë theksin në anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO.
Ish-kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thekson se plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n shërben si bazë për këtë iniciativë, raporton Arbresh.info.
“Anëtarësimi në NATO do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën,” shkruan Haradinaj, duke shtuar se kjo do të garantojë zhvillim ekonomik dhe do të inkurajojë investimet.
Sipas tij, plani i ri për anëtarësim përfshin tri aspekte kryesore: politik, ushtarak dhe ekonomik.
Haradinaj po ashtu thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me institucionet euroatlantike dhe konsolidimin e demokracisë. Në planin ushtarak, ai parasheh ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse vendore.
Kreu i AAK-së propozon aktivizimin e resurseve të Kosovës për partneritet me vendet e Aleancës.
“Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë,” shtoi ai, duke premtuar përmirësime në sistemin shëndetësor dhe arsimor./Arbresh.info/
Kurti bëri homazhe te memoriali “Heroinat”: Qeve...
Vdekjet në vendin e punës, nis aksioni 15 ditor i inspektime...
Prezantohet Projektligji për Byronë Shtetërore për pasurinë
Katër persona arrestohen për drogë në Ferizaj, sekuestrohen ...
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë e 100 t...
Vasfije Krasniqi: 16-vjeçare isha në dorën e armikut, sot ka...