Ramush Haradinaj e ka nisur me plot energji punën e tij si kryeministër. Në takimin e radhës, Haradinaj priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Në këtë takim të frytshëm, kryeministri Haradinaj dhe ambasadorja Kiliç diskutuan për lidhjet e forta midis dy vendeve dhe për forcimin e mëtejshëm të zhvillimit të politikave ekonomike.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar se është i gatshëm të punojë së bashku në shumë sfera me Turqinë në të mirën e të dy vendeve dhe të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh.
Shkëlqesia e saj, ambasadorja e Turqisë, Kiliç ka theksuar se ata janë një nga mbështetësit më të fuqishëm të kësaj qeverie dhe ka hapur të gjitha dyert e mundshme për të punuar më tej për zhvillime të mëdha në nivel politik dhe ekonomik./arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...