Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës për raportin pozitiv të Komisionit Evropian.
Këtë ai e tha gjatë konferencës për media të mbajtur në aeroportin “Adem Jashari” me t’u kthyer në Kosovë, në të cilën folën i gjithë delegacioni që ishte sot në Bruksel.
Haradinaj ka thënë se do të angazhohen të kryhen edhe punët tjera që ende nuk janë kryer.
Ai ka premtuar se të gjitha punët që janë në agjendë do mundohen t’i kryejnë sa më shpejt.
“Këtë pamje që e shihni sot e kanë parë dhe e kanë vërtetuar këtë unitet të Kosovës në tema nacionale institucionet e BE dhe miqtë tanë, amerikanët. Kjo porosi ka shkuar tek të gjithë dhe ka një efekt afatgjatë për ditët që vijnë. Sot kemi korrë suksesin e merituar për punën e rëndë nëpër të cilën kemi kaluar. Vetëm kështu serioz duke qenë në mënyrat tona do të arrijmë që të kryejmë edhe punët tjera. Të gjitha ato punë që kemi menduar që nuk do i kryejmë do i kryejmë, ashtu siç kemi bërë deri tash. Do të punojmë kësisoji që të kryejmë çdo punë që është në agjendën tonë”, ka thënë ai.
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...