Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovines nuk duhet të largohet.
Ai thotë se Kosova duhet tua bëjë të ditur aleatëve se largimi i taksës nuk duhet të bëhet pa ardhur njohja nga Serbia.
“Ne patëm përkrahur fuqishëm përfshirjen e SHBA’së në dialog. Tani po e shihni se SHBA’ja është përfshirë së bashku me miqtë ndërkombëtarë”, thotë ai.
“Miqve ndërkombëtarë duhet tua bëjmë të ditur se nuk po kërkojmë më shumë se pavarësia e 17 shkurtit. Nuk e di çfarë duhet të kërkohet më hsumë prej neve. E dimë se cfarë diskrimini pozitiv është bërë ndaj serbëve të Kosovës. Ata kanë përparësi në cdo sektor dhe aspekt të jetës në Kosovës, falë Pakos së Ahtisarit”, shton ai.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër