Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj thotë se e ka pëlqyer veprimin e gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.
“Shumë mirë kanë bo. M’ka pëlqy. Gjest shumë i bukur”, tha Haradinaj në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
Por a janë anëtarë të AAK’së ata që hodhën vezë në drejtim të Hotit?
“Nuk e di. Garant po ama nuk e di”, tha Haradinaj, “por kanë vepruar shumë mirë. Shpresoj të jenë të AAK’së”, shtoi ai.
“Nuk ka asgjë personale me Avdullah Hotin por qëndrimet e zëvendëskryeministrit”, tha ai.
“Sprej, vezë, domate”, janë forma të protestës.
“Albin Kurtit me ja gjuajt një venë të kuqe, të prodhuar në Kosovë, fytyrës nuk është vepër penale”, tha Haradinaj./expres/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...