Pas homazheve tek shtatorja e Haxhi Zekës dhe Shkëlzen Haradinjat, si dhe tek pllaka që mbanë emrat e të rënëve të luftës në Pejë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se e kemi forcuar lirinë tonë por jo vetëm me taksë e me ushtri por do të punohet në forcimin e lirisë tonë edhe duke i zbardhur krimet e luftës
“Në vitin 1999 kur kam ardhur në Pejë ka pasur vetëm shkrumb e hi por e di se ka ardhë vetëm era liri. Edhe pas luftës kemi humbur shumë njerëz por besoj se jemi mbushur mend tashmë. Ju e dini në vitin 1998 e 1999 sa i vlefshëm ishte vëllai me i dalë në krahë kundër pushtuesit, historia na ka mësuar se kur e kemi qëllimin e drejtë na ndihmon edhe Zoti. E vërtetë, edhe neve na ndihmoi Zoti, NATO e Amerika”, tha Haradinaj.
Ai po ashtu theksoi se përveç taksës e ushtrisë, do të punojë për ta forcuar lirinë duke i zbardhur krimet e luftës.
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...