Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka parlajmëruar skenarin e njëjtë në rast të ri-propozimit të Albulena Haxhiut si kryekuvendare.
“Sikurse e dini kemi dhënë një zgjidhje që të propozojnë kandidatët e tjerë unifikues, nëse kjo ndodh me siguri se do të votohet. Nëse jo po më duket që do të kemi situatën e njëjtë”, ka thënë ai para mediave.
I pyetur nëse do të pranonte një takim partiak me Lëvizjen Vetëvendosje, Haradinaj ka mohuar prezencën e tij.
“Personalisht jo, por zonja Time Kadrijaj që është nënkryetare e Aleancës, ka autorizim nga unë dhe kryesia që të konsultohet me zotin Deharin. Takim partiak jo, nuk e vlerësojmë”, ka thënë ai.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...