Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e mohon që çdo vendim i tij ka implikime zgjedhore.
I pyetur nëse po e mbanë taksën për vota apo për të mirën e shtetit, ai ka thënë për të dyja.
“Për të dyja po e mbajë taksën. Por ne jemi në rrugë deri në një marrëveshje finale me Serbinë. Nëse ne këtë etapë e fillojmë me hapa prapa do të na kërkohen plotë të tillë deri në fund dhe nuk do të jetë vetëm taksa. Nëse ne pranojmë që viktimës t’i vëhen kushte në dialog të kthehet do të bëhet më keq në epilog. Iu bëjë thirrje të gjithëve se para se të më shohin mua ose votat tona të shohin finalen e dialogut. Do të na gërrditet zgjidhja finale dhe do të duhet t’i mbushnim rrugët pastaj. Më mirë të themi se jemi po ai popull që e meritojmë njohjen dhe se nuk mundet dikush të na qes kushte, dikush që na ka krijuar dhimbje. Nëse dikush duhet qitur kushte jemi ne dhe ta kemi kualitetin e marrëveshjes finale. Por nëse qesim hapa mbrapa siç është bërë me mënyrën e qeverisjes deri më tani atëherë do të përfundoj keq”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2189080738008447/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK