Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në qytetin e Mitrovicës. Gjatë kësaj vizite, Haradinaj është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza.
Haradinaj ka publikuar disa fotografi me Hamzën dhe ka shkruar se me të ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj.
Të parin e Mitrovicës, Haradinaj e quajti shembull.
“Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje”, ka shkruar i pari i AAK-së. /arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...