Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Përfaqësuesin Speciale të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Haradinaj tha se në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimet e AAK-së, për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Amerikës dhe përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse,
Haradinaj gjithashtu tha se ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij dhe të BE-së, në këtë proces të rëndësishëm për venin.
Postimi i plotë:
Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve.
Gjithashtu z.Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. /arbresh.info/

Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona