Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vazhdën e vizitave nëpër Komunat e Kosovës, ka takuar sot fermerët nga Deçani me të cilët ka folur për masat konkrete që do të ndërmerren pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025
Haradinaj ka thënë se mungesa e vizionit dhe politikave shtetërore e ka mbajtur këtë sektor në fund të listës së prioriteteve.
“Kosova, edhe pse vend i vogël, ka potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Mungesa e vizionit dhe politikave shtetërore e ka mbajtur këtë sektor në fund të listës së prioriteteve. Në takimin me fermerët e Deçanit, të cilët kanë arritur suksese duke siguruar mirëqenie për familjet dhe komunën, shprehëm mbështetjen që Aleanca me partnerët në koalicion ka për këtë sektor. Pas 9 shkurtit, do të ndërmarrim masa konkrete për zhvillimin e bujqësisë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, investimi në bujqësi garanton zhvillim dhe rritje të mirëqenies.
“Ne besojmë se investimi në bujqësi garanton zhvillim dhe rritje të mirëqenies. Angazhimi ynë për mbështetje financiare, teknologji moderne dhe hapje të tregjeve të reja do të bëjë që bujqësia në Kosovë të marrë vëmendjen e merituar”, ka përfunduar Haradinaj. /Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...