Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Në këtë takim të rregullt, Haradinaj ka bërë të ditur se është biseduar për takimin e Berlinit dhe pritjet nga ai i Parisit.
Postimi i plotë:
Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin biseduam për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.
E falënderova Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...