Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë nderime në Lybeniq për nder të 25 vjetorit të masakrës.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se familjarët edne presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule, shkruan Arbresh.info.
“Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule. Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep.”, ka shkruar ai.
“A vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij?”, pyeti Haradinaj.
“Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke.”, u shpreh ai.
“Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri!”, përfundoi kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...