Lideri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, qytetarëve të Lipjanit u ka thënë se arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar.
Haradinaj në Lipjan ka folur edhe për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit.
“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rëndësishëm për ne dhe brezat që vijnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”, ka thënë tutje ai./arbresh.info/
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...