Me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit, duke nderuar sakrificën e këtyre luftëtarëve të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj theksoi se më 24 maj 1999, nën udhëheqjen e komandantit Abdyl Mushkolaj, ky batalion u shqua për heroizëm dhe guxim të jashtëzakonshëm në betejat e Dukagjinit.
Ai kujtoi me respekt kontributin e këtyre luftëtarëve, të cilët ishin, siç u shpreh ai, “ndër djemtë më të zotë të këtij kombi, që u bënë mburojë për vëllezërit e tyre të plagosur në beteja”.
“Trimërinë e tyre e njoha në frontet e luftës. Krenohemi me gardistët, betejat, trimërinë dhe guximin e tyre. Kujtojmë gjithmonë të rënët, që me flijimin dhe vetëmohimin e tyre ndriçuan rrugën tonë drejt lirisë”, tha Haradinaj.
Ai renditi me nderim emrat e 16 dëshmorëve të rënë në këtë ditë: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami.
“Kujtimi dhe nderimi për ta është i përjetshëm. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, përfundoi ai./Arbresh.info
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...