Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe deputetë të tjerë të kuvendit të Kosovës janë detyruar për të ndërhy në eskalimin e situatës së Kuvendit të Kosovës, kur deputetët e VV-së dhe ata të PDK-së kanë dashur t’i qërojnë hesapet fizikisht.
E gjitha kjo kishte filluar kur ministrja Dhurata Hoxha, kishte akuzuar VV-në se është e ndikuar nga Rusia.
Deputetët e VV-së në shenjë proteste kanë penguar fjalimin e Hoxhës teksa disa deputetë janë ngritur në këmbë dhe kanë qenë afër fillimit të një përleshje. Për ta ndalur këtë përleshje Haradinaj është detyruar të futet në mes deputetëve për ta ndalur një përleshje fizike të mundshme.
“Zotëri Kurti, me qasjen tuaj dhe me politiken tuaj ose jeni tejet djallëzor ndaj partisë sime ose jeni të instrumentalizuar nga qarqet ruse që duan me çdo kusht destabizilimin e vendit”, ka thënë Hoxha

Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...