Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon t’i qëndrojë prapa refuzimit për heqjen e taksës.
Madje, sipas tij, më as nuk po i kërkohet një akt i tillë.
Haradinaj tha se të gjithë ata që i kërkuan heqjen e taksës, përfshirë këtu edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, po e dobësojnë Kosovën.
“Kushdo që po ngutet me dobësu Kosovën përmes taksës, rrini rahat. Ka kaluar koha kur na nënshtrojnë. Ne kemi qenë në zor me qit këtë taksë, kemi qenë te detyruar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj në rubikon të ktv-së.
“Të gjithë e dinë se s’hiqet. Askush më s’po ma kërkon heqjen. E kanë parë dhe e kanë lënë këtë punë”, ka shtuar ai.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...