Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën në lagjen Tusuz në 25-vjetorin e saj.
Haradinaj, ka thënë se pak ditë para çlirimit, forcat serbe ekzekutuan 27 shqiptar të pafajshëm dhe dogjën 250 shtëpi, përcjell Arbresh.info.
“Të vetëdijshëm se po humbin luftën, pak ditë para çlirimit, shteti serb intensifikoi terrorin ndaj popullit shqiptar. Më 26 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan 27 shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit, ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare’, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Masakra e Tusuzit dhe masakrat e tjera anekënd Kosovës, janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi”, shtoi Haradinaj./Arbresh.info
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...