Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, duke bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, në nderim të 45 shqiptarëve të paarmatosur që u masakruan nga forcat serbe.
Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se Masakra e Reçakut, ashtu si edhe masakrat e tjera të kryera ndaj popullit shqiptar, përbën dëshmi të krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb ka kryer në Kosovë.
Ai shprehu mirënjohje të përjetshme për ish-ambasadorin amerikan, William Walker, i cili e cilësoi Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, duke theksuar se ky vlerësim pati rëndësi të madhe në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krimet e kryera në Kosovë.
Po ashtu, Haradinaj falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ato kanë qenë dhe mbeten krah Kosovës në të gjitha periudhat historike.
Masakra e Reçakut ndodhi më 15 janar 1999 dhe konsiderohet një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...