Haradinaj: Martirët e Dubravës janë pjesë e përhershme e kujtesës sonë historike

08:22 | 22 Maj 2020
A Z

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se njëzetenjë vjet më parë forcat serbe kryen krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës.

Ai ka theksuar se edhe pse ndër masakrat më të dokumentuara, me vrasës të njohur me emër e mbiemër, askush ende nuk është gjykuar.

“Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krimeve tjera masive dhe e ka obligim, që të kërkojë drejtësi derisa ekzekutorët e këtij krimi gjenocidal të marrin dënimin e merituar”.

“Është e dhimbshme se ky skenar morbid serb, përfshiu edhe veprimtarin e madh të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotin, për zhdukjen e të cilit as pas dy dekadash nuk ka asnjë hetim. Martirët e Dubravës janë pjesë e përhershme e kujtesës sonë historike”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1791971800927226

Shpërndaje në rrjete sociale