Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një deklarate dërguar medieve në Ditën Botërore të Diabetit ka shprehur përkushtimin e Qeverisë që të rreshtohet pranë të sëmurëve dhe familjeve të tyre, që të parandalojë, zbuloj me kohë dhe trajtojë në mënyrë sa më efektive sëmundjen dhe pasojat e saj shkruan rabresh.info.
Ai ka thënë se kjo do të bëhet duke hartuar politika nacionale për sëmundjen duke ofruar mbrojtjen e plotë shëndetësore për të prekurit si dhe duke subvencionuar përmes listës esenciale të barnave për mjekimin e tyre.
Luftimi i diabetit, sipas Kryeministrit Haradinaj, është pjesë e Programit të Qeverisë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi që synon qasjen më të mirë në shërbime shëndetësore, cilësinë më të mirë të vetë shërbimeve dhe ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm të financimit të shëndetësisë.
Ai ka thënë se më gati gjysmë miliardi të sëmurë në Botë, diabeti është problem global.
“Fatkeqësisht është problem në rritje, ndërsa Kosova nuk është përjashtim. Përveç problemeve shumë serioze që shkakton sëmundja për të sëmurët, ajo paraqet edhe ngarkesë të madhe ekonomike për vetë ata, familjet e tyre dhe për shtetet. Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të sëmurëve me Diabet që marrin terapinë orale, dihet se në Kosovë ka më shumë se 11 mijë të sëmurë që marrin insulinë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...