Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku u prezantuan çështjet kryesore të auditimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi Auditorin e Përgjithshëm për punën që po bënë dhe e ftoi që të jetë sa më konkret në detyrat dhe punën e tij.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj, kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin dhe ta trajtojnë me seriozitetin më të madh, duke theksuar se situata imponon ndërmarrjen e hapave të duhur në luftën kundër korrupsionit dhe në shërbim të përmirësimit të gjendjes në shoqërinë tonë.
Kryeministri kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në eliminimin e korrupsionit.
“Korrupsioni duhet të pasqyrohet në mënyrë reale në të gjitha raportet dhe gjetjet duhet të jenë të paraqitura në mënyrë substanciale”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nëse korrupsionin e luftojmë në mënyrë substanciale, e ndriçojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kërkoi që Qeveria e Kosovës të iniciojë një proces të monitorimit sistematik dhe të kërkojë nga të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë me kohë rekomandimet e Auditorit. Ai ka vlerësuar punën dhe rezultatet e institucionit që udhëheq dhe ka falënderuar mbështetjen nga donatorët ndërkombëtar përmes projekteve të tyre.
Kremlini: Gazetarët e Perëndimit nuk mund të akreditohen për...
Kurti: S’mund të ketë kryetarë të rinj në Veri pa zgjedhje t...
Bislimi i reagon Vuçiqit: Propagandë e pastër
Loriana Kuka ia siguron një medalje Kosovës nga Taxhikistani
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah ju...