Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut, në një konferencë për medie ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Haradinaj ka treguar se lajmi për çështjen e liberalizimit të vizave është çështje javësh, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se për këtë temë është tejet aktiv, duke shtuar se për këtë temë do të ketë edhe takim në Bruksel ku Kosova do ndërmerr atë që i takon.
“Besoj që është interesim i të gjithë neve që të bëhet sa më shpejt , jam aktiv në këtë temë, kjo nuk besoj që do të shkojë në pa kufi ka ardhë në 90 ditshin do të marrim një afat të caktuar, po mendoj se lajmin për liberalizim të vizave mund të marrim çështje javësh, pastaj ajo shkon çështje muajsh për tu kryer kam edhe një vizitë në Bruksel me 18, nuk kam të premtuar asgjë, i keni parë qëndrimet e mija edhe në parlament edhe ato në publik. Kosova duhet të ndërmerr atë që i takon ose s’ka pse të merr pjesë në këto takime”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...