Përmes Kushtetutës , njëmbëdhjetë vjet më parë është vulosur Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, ka thënë Haradinaj teksa ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës.
Kushtetuta, thotë Haradinaj, është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Ai në një status në Facebook, aktin më të lartë juridik e ka quajtur kulm të shtëpisë së përbashkët të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë.
“Qytetarët e Kosovës, kanë shkruar kapitujt e një Kushtetute moderne, me forcën e vullnetit të shprehur lirshëm, me të cilën normojnë të drejtat dhe obligimet në barazi. Njëmbëdhjetë vjet më parë, përmes aktit më të lartë juridik-politik, u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran, një demokraci sovrane e shumë-etnike, e re në moshë, liberale në ide dhe Perëndimore në frymën e saj. Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, mbi parimet e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë. Urime Kosovë Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...