Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë sakrificën e Vëllezërve Bytyqi – Agronit, Yllit dhe Mehmetit – shtetas amerikanë me zemër shqiptare, të cilët lanë jetën e sigurt në SHBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën më vendimtare për Atdheun.
“Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka dënuar ashpër faktin që Serbia, përveçse i ekzekutoi, vazhdon të injorojë krimet e luftës dhe t’i dekorojë kriminelët, përfshirë ata që dyshohen për këtë krim të rëndë ndaj Vëllezërve Bytyqi.
“Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’. Dhembja e tyre është dhembja jonë. Krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin,” ka theksuar lideri i AAK-së./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...