Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot viktimat e masakrave të ndodhura në Beleg, Irzniq dhe Poterq të Klinës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se marsi është muaji i lavdisë dhe i përpjekjeve të popullit shqiptar për liri
“Marsi, muaji i lavdisë dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri, na sjell në kujtesë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët. Sot në përkujtim të kësaj sakrifice, ishim pranë familjeve që me krenari dhe dhimbje kujtojnë 46 të rënët në Beleg e Irzniq dhe 15 të rënët në Poterq. Duke qenë se shumë prej viktimave ende nuk janë gjetur, këto masakra kanë dimensionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumë nga viktimat nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë për të cilën ata janë sakrifikuar. Ndërkohë, shteti serb vazhdon të mohojë krimet e tij gjenocidale”, tha ai./Arbresh.info
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...