Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën Mervete Maksutaj në përvjetorin e përjetësimit.
Haradinaj ka thënë se akti i saj sublim në Spitalin e Pejës, mishëron vetëmohimin më të lartë për atdheun.
“Në altarin e lirisë, heroina Mervete Maksutaj shkroi me gjakun e saj një nga faqet më fisnike të historisë sonë. Akti i saj sublim në Spitalin e Pejës, ku u përball me forcat pushtuese për të shpëtuar shokun e plagosur, mishëron vetëmohimin më të lartë për atdheun”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se rënia e saj heroike mbetet dëshmi e gjallë e çmimit të shtrenjtë për Kosovën e lirë
“Trimëresha e Dukagjinit na mësoi se dashuria për liri është më e fortë se vdekja, duke u bërë kështu simbol i përjetshëm i guximit dhe sakrificës supreme. Rënia e saj heroike mbetet dëshmi e gjallë e çmimit të shtrenjtë që populli ynë pagoi për Kosovën e lirë. Lavdi të përjetshme Mervete Maksutaj!”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...