Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se zgjedhjet në Istog kanë treguar pjekurinë e shoqërisë dhe kanë dëshmuar vizionin për të ardhmen e vendit.
Haradinaj, në një postim në Facebook ka thënë se kryetari i ri i Istogut duhet të jetë figura unifikuese e komunës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Zgjedhjet në Istog kanë treguar pjekurinë tonë si shoqëri dhe kanë dëshmuar vizionin për të ardhmen e vendit.
I përgëzoj qytetarët e komunës së Istogut për zgjedhje të qeta dhe e vlerësoj përkushtimin e tyre për të marrë pjesë në votim edhe për herën e tretë. Zgjedhja e Istogut është zgjedhje e ndryshimit dhe zgjidhje për të ardhmen e qytetarëve të tij.
E vlerësoj punën e të gjithë mekanizmave që janë përkujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Istog dhe i përgëzoj për punën e bërë.
Kryetari i ri i Istogut duhet tani të jetë figura unifikuese e komunës, që do të punojë për secilin qytetar të tij dhe për të mirën e gjithë komunitetit.
Procesi zgjedhor në Kosovë u përmbyll me votimin në Istog dhe është procesi deri më sot më i mirë i organizuar. Kjo është një vlerë e demokracisë në Kosovë që po zhvillohet dhe ndërtohet çdo ditë. Zgjedhjet komunale prekin dhe ndryshojnë jetën e njerëzve, prandaj kanë rëndësi jetike për të ardhmen më të mire të qytetarëve.
Ju falemnderit!
RH
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...