Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka kujtuar rolin historik të mësimdhënësve në periudha të ndryshme, duke theksuar se ata kanë mbajtur mbi supe barrën kombëtare, edukimin e brezave dhe sfidën për çlirimin e Kosovës.
Ai përmendi një sërë problemesh që, sipas tij, po e rëndojnë sistemin arsimor: mungesa e librave dhe e kushteve të duhura për mësim, paga të ulëta për mësimdhënësit dhe pasiguri për prindërit.
“Në etapa të ndryshme të historisë sonë, mësimdhënësit bartën mbi supe barrën e madhe kombëtare; ngritjen e brezave dhe sfidën per çlirimin e Kosovës. Ata sfiduan regjimin famëkeq të Millosheviqit pa asnjë kompensim, ndërsa sot në një situatë normale, 1 shtatori do duhej të ishte ditë feste për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, e sot nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor”, tha ai.
Për këtë situatë, Haradinaj fajëson qeverinë aktuale, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, për dështim në përmirësimin e kushteve në arsim.
“Nxënësit, probleme me tekstet shkollore e me kushtet e rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilemën e madhe se çka përfitojnë fëmijët e tyre nga ky sistem arsimor, madje edhe me pamundësinë për t’i siguruar librat me mjetet e dedikuara për subvencionim në shumë prej 80 euro. Barra mbi këtë gjendje që gjendemi sot rëndon mbi njerëzit që jane në pushtet tash e sa vjet e nuk lanë gjë pa bërë, përpos trajtimit me respekt e paga të dinjitetshme për mësimdhënësit, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, i shpallën armiqësore”, thotë ai./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia