Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, ka folur rreth forcimit të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë.
Ai ka treguar edhe një herë se si shteti jonë i ka bërë bllok Serbisë me taksën 100%.
“Qytetari i Kosovës sigurisht për herë të parë e ka parë se si është kur shteti i bën Serbisë bllok, si rasti me taksën 100%, efektet e saj të shpejta, pastaj vendimi për Trepçën, sundimi i ligjit në veri, aty ku ka pasur ndërhyrje ndaj krimit të organizuar dhe shkelësve të ligjit”, ka thënë Haradinaj në T7.
Haradinaj është shprehur i bindur se të gjithë qytetarët e Kosovës qendrojnë prapa kauzës 100% shtet dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës, andaj veprimet e qeverisë janë bazë e mirë për forcim të pozicionit të shtetit, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë